Flash

Ministria e Shëndetësisë: Ndalohet ushtrimi i dy profesioneve

Lapsi.al 6 March 2019
Ministria e Shëndetësisë: Ndalohet ushtrimi i dy profesioneve

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ushtrimi i dy profesioneve të ndryshme është i ndaluar. Profesionistët duhet të zgjedhin fushën ku do të japin kontributin e tyre.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për ndalimin e dypunësit të mjekëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se, një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, nuk kanë të bëjnë me ndalimin e dypunësimit të mjekëve, por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme.

Ndryshimi i propozuar lidhet me faktin se, kur një profesionist shëndetësor ka dy profesione, psh. stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licensën tjetër”, deklaron MSH.

Sipas MSH, ky ndryshim i propozuar është në përgjigje të shqetësimit të ardhur nga urdhërat profesionistë, pasi ushtrimi njëkohësisht i dy profesioneve shpesh ishte fiktiv.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI