Flash

Rruga e Kombit/ Qeveria konsultimet me publikun, por paralel në negociata edhe me koncesionarin

Lapsi.al 13 April 2018
Rruga e Kombit/ Qeveria konsultimet me publikun, por paralel në negociata

Konsultimet publike të qeverisë po bëhen paralel me koncesionarin. Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli bëri të ditur në takimet me banorët e Hasit dhe të Kukësit se Rruga e Kombit duhet të përfundojë së ndërtuari.

“Për të mbaruar kjo rrugë, sipas projekteve fillestare të fizibilitetit, duhen 240 deri 260 milion euro pasi asnjë njeri nuk e ka bërë azhornimin se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit kur rruga natyrisht mund të ketë degraduar në element të rëndësishëm të saj. 260 milion euro që nuk janë. Borxhi që lahet çdo vit i kësaj rruge, principal plus interesa është rreth 40% e krejt taksës së qarkullimit që mblidhet në rang Shqipërie. Rruga është menaxhuar ashtu siç është menaxhuar dhe ka ardhur me një histori të veten ashtu sikurse ka ardhur. Kjo rrugë duhet mbaruar”, - tha Shkreli.

Kryebashkiaku i Hasit Adem Lala tha se qytetarët e kësaj bashkie nuk janë kundër tarifës por kërkojnë që ajo të jetë e përballueshme. Në takimin e zhvilluar në Kukës, Safet Gjici u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje për sa i takon lehtësimit të tarifës së komuniteteve lokale.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI