Flash

Vettingu/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit

Lapsi.al 13 April 2018
Vettingu/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e

Gjyqtarit i Apelit te Durrësit, Besim Trezhnjeva, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, është shkarkuar nga detyra, pas hetimit nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit. Sipas KPK, ai nuk ka qene bashkëpunues me Komisionin. Ndërkohë qe KPK duke iu referuar te dhënave nga ILDKP thekson se ai ka fshehur pasurinë.

Trezhnjeva u mbrojt nga avokati Fatmir Braka, i cili kërkoi te caktohej një grup ekspertimi për te bere rivlerësimin e pasurisë se gjyqtarit. Sipas tij, shifrat e dhëna për pasurinë nuk qëndrojnë, por kjo nuk u pranua.

Nga hetimi administrativ kane rezultuar deklarime te pasakta ne lidhje me te ardhurat e bashkëshortes dhe parave cash. “Trezhnejva ka blere dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e te ardhurave. Ka marre një kredi prej 50 mije euro, për te blere një apartament ne Tirane, por ka mashtruar duke blere një tjetër apartament ne Durrës” - thuhet ne vlerësimin e KPK.

Theksohet gjithashtu se kane rezultuar deklarime te rreme ne lidhje me te ardhurat e bashkëshortes ne një shume te konsiderueshme te ardhurash, si dhe janë administruar 11 denoncime publike për gjyqtarin ne KPK.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI