Flash

Analiza e Lubonjës/ “Situata do të shpërthejë, rrezikojmë nënshtrim nga qeveria”

Lapsi.al 12 April 2018
Analiza e Lubonjës/ “Situata do të shpërthejë,

Analisti Fatos Lubonja e sheh situatën e tensionuar mes opozitës dhe mazhorancës si një prelud të një situate konfliktuale dhe shpërthyese. Më e keqja sipas tij do të jetë nënshtrimi ndaj kësaj mazhorance.

“Dhuna bëhet mjeti i vetëm dhe ndërkombëtarët. Ka mungesë dialogu, komunikimi. Për mua ata të Kukësit duhet të ishin në hetim të lirë, por problemi është prokuroria. Opozita mund t’ja hedhë miellin Prokurorisë.

Problemi agravohet dita ditës. Këtë mazhorancë e shoh tepër arrogante. Ajo që më shqetëson është që janë gjithë këta deputetë që i shohin haptazi këto koncesionet që duken hapur si grabitje, 2 mln ai Kastrati e do marrë 400 milionë pas ca vitesh. E këta deputetë nuk thonë një fjalë.

E krijohet pastaj një situatë absurde. Nëse është një grup njerëzish me Ramën në krye që kanë ndërtuar një sistem, e këta të tjerët pastaj marrin një thërrime e rrinë rehat…

Nëse Arta Marku do kishte hapur procedura për këtë lloj koncesioni që siç doli ishte dhe falsifikuar, e bëhet fjalë për humbje të mëdha, unë shoh një situatë që mund të jetë shpërthyese. Këto janë preludet e një situate që do ketë konflikt ose do ketë autoritarizëm të plotë të partisë në pushtet.

Këta duket sikur e kanë drejtësinë të tyre ndaj edhe flasin kështu, se thotë kanë frikë se do ju fusë reforma në drejtësi në burg, ndërkohë edhe këta duhet të kenë frikë”,- u shpreh analisti ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI