Flash

Berisha sulmon sërish ambasadorët: Lu e Vlahutin zbatuan planin e Sorosit, i dhanë Ramës drejtësinë

Lapsi.al 12 April 2018
Berisha sulmon sërish ambasadorët: Lu e Vlahutin zbatuan planin e

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se reforma në drejtësi nuk ekziston pasi Edi Rama i ka marrë të tëra. Gjatë intervistës në Abc Neës, Berisha akuzoi dy ambasadorët, Lu e Vlahutin, të cilët sipas planit të Sorosit ia dhanë drejtësinë Edi Ramës.

“Reforma në drejtësi është hedhur në erë. Ky përvetësim që i bëri Edi Rama drejtësisë, do t’i kushtojë atij edhe lëkurën e tij, sepse e mori drejtësinë mbi vete. Dy ambasadorët në zbatim të platformës së Sorosit bënë gjithçka t’i japin drejtësinë atij. Rama ka kapur tërësisht drejtësinë. Sot s’ka reformë, reforma është e hedhur në erë që në momentin e vendosjes së Ramës si kryeprokuror”, tha Berisha.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI