Flash

Balla: Presim hapjen e negociatave, në Gjermani kemi kundër Ekstremin e Djathtë

Lapsi.al 12 April 2018
Balla: Presim hapjen e negociatave, në Gjermani kemi kundër Ekstremin

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Komisioni Europian do të rekomandojë për Shqipërinë hapjen e negociatave me BE pa asnjë kusht. Duke folur për media nga Kryesia e Kuvendit pas takimit me përfaqësues të Bundestagut gjerman, Balla tha se shumica e partive gjermane janë në favor të Shqipërisë duke përjashtuar këtu Ekstremin e Djathtë.

"Javën tjetër, Komisioni Europian duket se do ti sugjerojë vendeve anëtare hapjen pa asnjë kusht të negociatave të Shqipërisë me BE. Dhe menjëherë më pas qeveritë e vendeve anëtare sipas procedurave të përcaktuara në funksionimin e tyre u kërkojnë parlamenteve të tyre pikërisht dhënien e vlerësimit. Në Bundestagun gjerman është që në një seancë plenare të Bundestagut gjerman shprehen deputetët, kërkohet një shumicë për ti kërkuar më pas qeverisë vendimarrjen përfundimtare. Unë jam shpresëplotë edhe nga bashkëbiseda se grupet e mëdha politike në parlamentin gjerman do ta mbështesin, jo vetëm koliacioni qeverisës CDU-CSU dhe Socialdemokratët por edhe të Gjelbërit që janë në një numër jo të paktë, por edhe liberalët. Duhet të kemi parasysh që grupi i ekstremit të djathtë me shumë siguri nuk do të jetë në favor të kësaj sakohë që nuk janë në favor as të BE", u shpreh Balla. 

Të këshilluara

I moshuari i jep fund jetës me çifte

Një i moshuar 79-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij. Policia në Gramsh thotë se 79-vjeçari me inicialet A.Z është vetëvrarë me armë gjahu çifte në banesën e t...

17:18

Kryeministri bullgar të hënën në Kosovë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov , Bullgaria aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, të hënën vjen në Kosovë. Ai po vjen me ftesë të presi...

15:09

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI