Flash

Deputeti demokrat paralajmëron një 'fund të tmerrshëm' për Ramën

Lapsi.al 12 April 2018
Deputeti demokrat paralajmëron një 'fund të

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se ka vetëm një fund për Edi Ramën, fundi që parashikon populli, që sipas tij është më i tmerrshmi.

Paloka foli për gazetarët para mbledhjes së byrosë së Kuvendit ku do të merret vendimi për deputetët që u përjashtuan sot nga seanca parlamentare pas përplasjeve.

“Këto ngjarje e venë opozitën përballë një situate që mund të sjellë pasoja të pariparueshme për vendin. Do të hyj në mbledhjen e byrosë, ku dihen vendimet. Do dënojë një bastard të pafytyrë si Bushati për të mbuluar pisllëqet që kanë bërë dhe nuk dënojnë kryeministrin që ka fyer një popull të tërë. E patë sot si rrinte në parlament, ishte gati të duronte gjithçka që mos lëshojë karrigen. Kush vihet kundër popullit të tij, fundi dihet.  Ka vetëm një fund për Ramën, do ta shihni shumë shpejt. Fundi që parashikon populli, është më i tmerrshmi,” - tha Paloka.

Të këshilluara

I moshuari i jep fund jetës me çifte

Një i moshuar 79-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij. Policia në Gramsh thotë se 79-vjeçari me inicialet A.Z është vetëvrarë me armë gjahu çifte në banesën e t...

17:18

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI