Flash

Deklarata e fortë e deputetes së LSI: Njerëz të ambasadorëve të përfshirë në afera korruptive

Lapsi.al 13 April 2018
Deklarata e fortë e deputetes së LSI: Njerëz të

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se është e zhgënjyer nga trupa diplomatike në Shqipëri që sipas saj, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri, ndërsa shtoi se ata kanë lidhje me afera korruptive.

“Unë edhe si vajzë e re në politikë kam pësuar një zhgënjim të jashtëzakonshëm nga trupa diplomatike në Shqipëri, të cilët nga 2015-ta e këtej, kanë prodhuar dekonstruktivitet, destabilitet në Shqipëri. Nuk kam për ta harruar presionin e ambasadorëve kundër deputetëve për të votuar reformën në drejtësi. Ne që jemi dhe punojmë përditë me ta e ndjejmë presionin. Ka dy prapavija, e para korrupsioni që bëhet i përbashkët. Kanë dalë dhe do të dalin lidhjet e aferave korruptive të njerëzve të afërt të përfaqësive politike në Shqipëri. E dyta, ka pasur një përpjekje e vazhdueshme që Shqipëria të ishte padrejtësi.” – tha Mehmetaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI