Flash

Tentoi t'i hapte vendin, por mina shpërthen para kohe në minierën e Klosit, humb jetën 55-vjeçari

Lapsi.al 13 April 2018
Tentoi t'i hapte vendin, por mina shpërthen para kohe në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë në Klos, ku për pasojë një minator ka humbur jetën.

Sipas policisë, gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se lënda eksplozive ka shpërthyer menjëherë, duke mos i lënë kohë të largohet 55-vjeçari me iniciale P.M. dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.40, ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI