Flash

BERZH zbulon sekretin e biznesit në Shqipëri: Krijoni lidhje politike!

Lapsi.al 13 April 2018
BERZH zbulon sekretin e biznesit në Shqipëri: Krijoni lidhje politike!

Në Shqipëri lidhjet politike janë domosdoshmëri për të garantuar suksesin në biznes. Jakov Milatoviç, ekonomist i asociuar në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në një prezantim të posaçëm në kuadër të raportit të Tranzicionit 2017-2018, zhvilluar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, ka gjetur se në vendet e Ballkanit lidhjet politike janë shpeshherë shkaku i suksesit në biznes.

Shqipëria u rendit e treta nga vendet e BERZH, pas Maqedonisë dhe Bosnjës ku lidhjet politike prevalojnë në suksesin e bizneseve. 43% e firmave të anketuara në Shqipëri janë përgjigjur se lidhjet me politikën garantojnë ecurinë pozitive të aktivitetit, në një kohë që në vendet e tjera të rajonit dhe në ato në zhvillim, përqindja e bizneseve që mendojnë në këtë mënyrë është shumë më e ulët.

Ekonomisti i BERZH tha se sektori privat e sheh korrupsionin si një pengesë të madhe. 23% e bizneseve në rajon e konsiderojnë korrupsionin si një pengesë të madhe ose shumë të rëndë. Sipas Milatoviç, lidhjet politike janë parë nga shumë njerëz si çelësi i suksesit në jetë.

Sondazhi ka treguar se më shumë se një e treta e njerëzve mendojnë se lidhjet politike në Ballkan kanë më shumë rëndësi se sa përpjekjet që vijnë nga puna, inteligjenca dhe aftësitë, të cilat duhet të ishin çelësi i suksesit në jetë. Për pasojë, në Ballkan mungon përzgjedhja për shkak të meritokracisë dhe në vend të saj prevalon klientelizmi për shkak të interesave.

Ekonomisti i BERZH thotë se bizneset në rajon paguajnë kosto të larta të korrupsionit. Firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht: krimit, mungesës së energjisë elektrike, infrastrukturës dhe korrupsionit.

Duke pasur parasysh se këto katër përmasa përfaqësojnë vetëm një të katërtën e 16 pengesave të përdorura në anketë humbja totale për shkak të mjedisit të papërshtatshëm të biznesit është padyshim shumë më e lartë. Në ekonomitë e zhvilluara problematikat në klimën e biznesit lidhen me madhësinë e tregut, eficencën e tregut të punës, përdorimi efikas i talenteve, teknologjinë etj.

Për pasojë, punëdhënësit po përballen me mangësi aftësish në punonjësit e rekrutuar. Mesatarisht 12% e firmave në Ballkan raportuan se forca punëtore ka arsim të pamjaftueshëm dhe kjo po shihet si një mangësi për perspektivën e tyre. Mospërputhja e aftësive shihet kryesisht në sektorët e prodhimit dhe të turizmit./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI