Flash

Patozi: Karrierë në PD bëhet duke kaluar nga kunati, pijini lëngun statutit të ri

Lapsi.al 13 April 2018
Patozi: Karrierë në PD bëhet duke kaluar nga kunati, pijini

Ish-deputeti demokrat, kritiku i hapur i kryedemokratit Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit te kreut te PD-se për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Me tone të forta ai ka lëshuar akuza ndaj Bashes. “Vërtetë mendoni ju se ne jemi aq naivë sa të presim edhe 3 vjet të tjera, që të provojmë se Luli nuk të gënjen edhe për orën?” - shkruan Patozi.

Postimi i Patozit 

PËR TË GJITHË DASHNORËT E STATUTIT

Është ndoshta hera e parë në histori, që nga krijimi i partive të para në botë, kur një forcë politike thërret Kongresin e saj pa pasur një shkak apo arsye.

Kjo ka ndodhur vetëm me Partinë e Lulzim Bashës, e cila ka caktuar fundin e prillit për Kuvendin e saj Kombëtar, pa i thënë kujt akoma se përse do tè mblidhet.

Dhe të mendosh që kjo ngjarje politike do të jetë e parakohshme, sepse ky “fanatiku” i afateve, që nuk pranonte ta lëvizte me një ditë 22 korrikun për zgjedhjen e vet, duhet ta thërriste në vjeshtë forumin më të madh të demokratëve.

Dhe vetëm pas shumë mëdyshjesh na qenka vendosur, nuk e di se ku, që Kuvendi do të jetë vetëm statutor.

Që do të thotë se paska rënë ajo ideja e marrë, që organet e vjetra të zgjidhnin forumet e reja, e cila do të ishte njësoj sikur parlamenti i Ramiz Alisë të zgjidhte qeverinë e Sali Berishës.

Por tani që vendimi qenka marrë, pavarësisht se ku, pyetja ime është shumë e thjeshtë:

Përse i lodhni delegatët dhe i sillni dy ditë kot në Tiranë, për një gjë që nuk e ka kërkuar kush?

Sepse “dashnorët” e statutit duhet ta dinë që askush prej nesh nuk e çon nëpër mend se kjo krizë dhe çarje e madhe në PD ka ardhur për shkak të librit të rregullave dhe as që mund të ndreqet vetëm prej tij.

Sepse Lulzim Basha dhe kushdo tjetër, që qëndron pas tij, siç shpërfilli dhe nuk e respektoi kurrë të vjetrin, ashtu mund të hedhë në kosh edhe të riun.

Edhe në statutin aktual nuk thuhet gjëkundi që vendimet për marrëveshje apo mosmarrëshje, aleanca apo koalicione i merr një njeri i vetëm apo që të bësh karrierë në PD duhet të kalosh patjetër në skanerin apo në llogarinë e kunatit.

Vërtetë, mendoni ju se ne jemi aq naivë sa të presim edhe 3 vjet të tjera, që të provojmë se Luli nuk të gënjen edhe për orën?

Ndaj mos i torturoni kot ata njerëz, duke i sjellë në një Kuvend të sajuar, sepse shumica e tyre mund të jenë dakord edhe që të mos ketë statut fare Partia Demokratike, mjafton që Luli dhe avokatët apo protektorët e tij të mos mërziten.

Sa për ne të tjerët, merreni, zijeni dhe pijini lëngun atij statutit të ri, që do të miratojë Kongresi i Vazhdimësisë, sepse ai nuk i duhet as dreqit.

 

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI