Flash

Ahmetaj shkon në Kukës, flet për Rrugën e Kombit: Do të ketë lehtësime për banorët e zonës

Lapsi.al 11 April 2018
Ahmetaj shkon në Kukës, flet për Rrugën e Kombit: Do të

Për herë të parë pas protestës së 28 shkurtit pranë Tunelit të Kalimashit ka shkuar ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në Kukës.

Ministri ka zhvilluar një bashkëbisedim me bizneset e vogla vendase, por takimi u mbajt pa praninë e mediave. Ajo çka u bisedua në të u përcoll përmes zyrës së shtypit të Ministrisë, dhe në fokus ka qenë kundërshtia e tyre për taksën e dyfishtë të vendosur për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

Sipas njoftimit zyrtar, Ahmetaj u ka bërë të ditur se qeveria po negocion për një paketë të lehtësuar për banorët e Kukësit për tarifën e rrugës. Ministri i financave është ndalur në komunikimin me tregtarët e Kukësit tek informimi mbi debatin e hapur për përfshirjen e tyre në skemën e TVSH-së.

Ahmatej ka thënë se nuk bëhet fjalë për një taksë të re, por për një detyrim për deklarim, i cili nuk do ketë ngarkesë të shtuar fiskale për bizneset, e as  rritje çmimesh për konsumatorët. Bizneset do asistohen ne procesin e deklarimit e nuk do ketë gjoba për gabimet, ka thënë ai.

Ministri ka bërë të ditur se qeveria do ndërmarrë një Informim intensiv për përfshirjen në skemën e deklarimit, duke komunikuar me çdo biznes në të gjithë vendin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI