Flash

Vettingu kalon në sitë gjykatësin Trezhnjeva: Kemi punuar bashkë me gruan, të ardhurat kryesore nga ajo

Lapsi.al 11 April 2018
Vettingu kalon në sitë gjykatësin Trezhnjeva: Kemi punuar

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, është paraqitur paraditen e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në seancë dëgjimore.

Sipas KPK, Trezhnjeva ka fshehur pasurinë, pasi deklarimi që ai ka bërë nuk përputhet.

KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme.

Por pas përfundimit të seancës, gjyqtari Trezhnjeva, i cili është edhe kandidat për KLGJ, ka mohuar akuzat.

Duke folur shkurtimisht për mediat, ai tha se pasuria e tij është e ligjshme.

“Kemi punuar bashkë me gruan. Të ardhurat kryesore janë nga bashkëshortja. Pasuria ime është e ligjshme”, tha Trezhnjeva.

Ndërkaq, seanca tjetër ndaj tij do të mbahet më 13 prill.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI