Flash

Ambasada ruse në Tiranë reagon kundër Spartak Ngjelës: Po presim me padurim detaje të tjera nga ju...

Lapsi.al 10 April 2018
Ambasada ruse në Tiranë reagon kundër Spartak Ngjelës: Po

Ambasada ruse në Tiranë reagon kundër avokat Spartak Ngjelës, i cili në një shkrim të një dite më parë shkruante se Rama e Berisha kanë një skemë ruse për të destabilizuar Shqipërinë. Përmes një postimi të shkurtër në faqen zyrtare në fb, të shoqëruar dhe me analizën e zotit Ngjela, Ambasada ruse shkruan:

"Kemi lexuar kryeveprën e radhës, që pretendon të quhet analizë, nga Spartak Ngjela, në të cilën mbi Rusinë hidhet përgjegjësia e destabilizimit të situatës politike në Shqipëri. Të tilla konkluzione që nxirren pa asnjë bazë të besueshme ngjallin dyshime serioze për kompetencën dhe nivelin intelektual të autorit".

Në këtë kuadër, vijon më tej Ambasada, nuk mund të mos kujtohet edhe historia magjepsëse e treguar më parë nga zoti Ngjela për “400 oficerë rusë” që, sipas tij, ishin futur në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2017-s për të organizuar trazira.

Po meqë ra fjala, ku janë zhdukur këta “oficerë”, pyet Ambasada ruse duke shtuar se presin me padurim nga Ngjela detaje të reja.

Të këshilluara

Vetëvaret një person në Pogradec

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. 28-vjeçari me iniciale I.H., u gjet i varur në një pemë, pranë banesës së tij në fshatin Dardhas. Poli...

17:56

Pogradec/ I riu gjendet i varur në pemë

Një 28-vjeçar u gjet i varur në një pemë, pranë banesës së tij në fshatin Dardhas, në Pogradec. Sipas një njoftimi nga policia lokale, 28-vjeçari me iniciale...

17:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI