Flash

Pranga në Itali familjes shqiptare, shpërndanin kokainë nga shtëpia e tyre

Lapsi.al 10 April 2018
Pranga në Itali familjes shqiptare, shpërndanin kokainë nga

Tre shpërndarës kokaine, pjesëtarë të një familje shqiptare, u arrestuan nga policia italiane në Velletri.

Tre shqiptarët, burrë, grua si dhe nipi i tyre kanë përfunduar pas hekurave në pritje të procesit gjyqësor.

Apartamenti i tyre përdorej si bazë për shpërndarjen e kokainës.

Hetuesit e Komisariatit të Velletrit dhe Cisterna di Latina arrestuan dy burra, 41 dhe 19 vjeç si dhe një grua 37-vjeçare.

Ata furnizonin të rinjtë përdorues droge, jo vetëm të qytezës, por edhe të zonave përreth.

Pas disa ditëve ndjekie, policët kontrolluan banesën e familjes shqiptare ku u gjetën 50 gram kokainë, e ndarë në doza, material për paketimin, substancë përzierjeje, celularë enkas për shpërndarjen si dhe 350 euro cash.

 

Të këshilluara

Vetëvaret një person në Pogradec

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. 28-vjeçari me iniciale I.H., u gjet i varur në një pemë, pranë banesës së tij në fshatin Dardhas. Poli...

17:56

Pogradec/ I riu gjendet i varur në pemë

Një 28-vjeçar u gjet i varur në një pemë, pranë banesës së tij në fshatin Dardhas, në Pogradec. Sipas një njoftimi nga policia lokale, 28-vjeçari me iniciale...

17:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI