Flash

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit 'imitojnë' kuksianët, pritet që të premten të vijnë në Tiranë

Lapsi.al 4 April 2018
Naftëtarët e Uzinës së Ballshit 'imitojnë'

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit kanë protestuar sërish për pagat e munguara, dhe këtë herë janë zhvendosur brenda ambienteve të uzinës. Prej disa muajsh ata kërkojnë pagat e prapambetura, sigurimet shoqërore dhe rifillim të punës së uzinës. Ata janë konfrontuar me administratorin i cili u mbrojt nga forcat e sigurisë.

Kreu i konfederatave Taf Koleci u ka kërkuar protestuesve që të premten të nisen drejt Tiranës, njësoj si Kukësi. Ai tha se ka komunikuar me ministrin Damian Gjiknuri, por ka një ngërç midis palëve, pasi është futur në mes banka. Koleci shtoi se do i kërkojnë kryeministrit Rama fillimin e punës për të gjithë punëtorët dhe jo vetëm një pjesë.

“Me kontratat individuale qe keni firmosur ju quheni punëtorë te rinj”, - është shprehur ai. Protestuesit thanë se protesta do të vijojë në rrugët e Ballshit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI