Flash

'Jemi arrestuar në 3 të natës pa këpucë, prokurorja gënjen", dëshmitë tronditëse të protestuesve

Lapsi.al 4 April 2018
'Jemi arrestuar në 3 të natës pa këpucë,

Dëshmohet me fakte dhuna policore dhe arrestimet e paligjshme në Kukës të protestuesve në Rrugën e Kombit, në mes të natës. Ndërkohë deputetja e LSI, Silva Caka, e cila po ndjek gjyqin e protestuesve në Gjykatën e Tiranës, shprehet se:

“Xhevahir Hereni, një nga të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, nuk ka këpucë! Ndalimi i tij është bërë në orën 3:10 të mëngjesit dhe jo pas orës 10:00 siç pretendon Prokurorja. Për këtë arsye, Xhevahiri nuk ka mundur të veshë as këpucët! Turp!” .

Për të fshehur shkeljet e policisë, që arrestoi në mes të natës protestuesit kuksianë, opozita akuzon se prokurorja e çështjes ndryshoi orën e arrestimeve në dosjen e akuzës duke fshehur një shkelje të rëndë që kishin bërë policët pas protestës në Kukës. Dhjetëra familjarë të arrestuar denoncuan terrorin e policisë mesnatën e së shtunës duke nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të policisë.

Në sallën e gjyqit, protestuesit e arrestuar theksuan edhe një herë se “janë marrë nga krevati me pizhame dhe nuk ishte e vërtetë që ishin arrestuar në orën 10:00 të mëngjesit, përkundrazi ishin arrestuar në orën 03:00 të natës”.

Ahmet Tobi, me dy koronare tha në gjykatë se është marrë nga shtëpia me forcë megjithëse është invalid.

“Jemi marrë në orën 10 të natës. Prokurorja gënjen. Nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska dhe na kanë marrë”, - ka thënë Ahmet Tobi.

Avokati i tij tha në sallën e gjyqit se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 orësh dhe prokurorja nuk kishte marrë masa, madje kishte gënjyer duke kryer një vepër penale. I arrestuari Tobi, tha avokati, është keqtrajtuar megjithëse është invalid.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI