Flash

“Pse nuk përbën më lajm korrupsioni i Edi Ramës?”

Lapsi.al 16 March 2018
“Pse nuk përbën më lajm korrupsioni i Edi

Astrit Patozi

Jemi te 20-tët nga fundi në botë për korrupsion, por ky lajm i zi duket se nuk përbën më ndonjë shqetësim në Shqipëri. Timonieri ynë vazhdon të mburret për sukseset e veta virtuale dhe çdo akuzë apo fakt e ka për kollaj ta konsiderojë si fjalë apo lloqe kazani. Megjithëse këtë radhë "sihariqi" vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila për klasifikimin botëror të korrupsionit ka pajtuar Gallup-in, një ikonë e sondazheve në gjithë globin.

Sipas testimit, 9 në 10 shqiptarë mendojnë se qeveria e tyre është e kurruptuar dhe ky perceptim ka ardhur duke u përkeqësuar në 5 vjetët e kryeministrimit të Edi Ramës.

I bie që vetëm të stërmoshuarit, që ngrysin ditët e fundit pa dalë nga shtëpia, dhe foshnjet, që nuk kanë shkuar ende në kopësht, nuk e dinë që qeveria u fut përditë dorën në xhepat e tyre për t'i zhvatur.

Disa ditë më parë, Shqipëria kishte zbritur 8 shkallë në raportin vjetor të Transparency International, i cili mat indeksin botëror të korrupsionit, por edhe atëherë lajmi kaloi si pa u vënë re, a thua se bëhej fjalë për rënien e çmimit të patateve në Shishtavec.

Në fakt, ky është shpjegimi më i mirë i arsyes kryesore se përse njerëzit po largohen masivisht nga Shqipëria, pikërisht në ditën që Edi Rama, pa iu dridhur qerpiku, e konsideroi emigracionin e detyruar nga keqqeverisja e tij si një gjë pozitive për vendin.

Dhe kur të gjithë presin se çfarë do të thotë për këtë opozita, Lulzim Basha e ka ka gjetur zgjidhjen e kësaj gjendjeje të pashpresë tek ndryshimi i datës së përkujtimit të viktimave të komunizmit, që në finale zhvlerëson 20 shkurtin, ose më saktë ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë.

E cila, edhe pse më duket një gafë shumë serioze, dëshiroj ta marr pak me të qeshur.

Po mirë mor, Lulzim, nuk të mjafton që ndahemi me PS dhe LSI për datën e Çlirimit të Shqipërisë? Duhet që edhe brenda Partisë Demokratike të kemi patjetër dy data për të përkujtuar viktimat e komunizmit? Po socialistët njësoj e kanë çfarëdo propozimi që t'u çosh, se ata nuk kanë ndonjë ndjeshmëri për krimet e diktaturës dhe për simbolet tona.

Madje edhe po i bëre më shumë se dy data, të kënaqur më shumë do të jenë, sepse kjo e bën fare komik të gjithë debatin.

Problemi është të mos fyesh demokratët dhe te djathtët e tjerë për një çështje, që ka të bëjë me konstitucionin dhe historinë e tyre të vjetër dhe të re.

Por, mbi të gjitha, se duke bërë këtë lloj opozite, sa cinike, aq edhe qesharake, je duke u dhënë të shtyrën e fundit edhe atyre që e kanë ende me dy mendje për të braktisur ose jo përfundimisht Shqipërinë.

Të këshilluara

Zaev: Ivanov një burracak

Për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti Gjorge Ivanov është 'burracak'. Reagimi i kryeministrit erdhi pasi Ivanov vendosi të mos dekretojë ligjin...

15:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI