Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Nusja helmoi vjehrrën/ Zbardhet përgjimi në zyrën e hoxhës

Lapsi.al 16 March 2018
Nusja helmoi vjehrrën/ Zbardhet përgjimi në zyrën e

Pasi trokiti në Prokurorinë për Krimet e Rënda për hetimin e dyshimeve të vrasjes së nënës së tij nga e shoqja, Oltion Lami ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Për llogari të hetimit, ai ka pranuar të takojë hoxhën Hysen Shehu, duke mbajtur përgjues me vete. Pa ditur se po regjistrohej, Shehu ka rrëfyer se kush tjetër kishte dijeni për videon që ai kishte bërë.

ABC News zbardh përmbajtjen e përgjimit ambiental të kryer në 2 shkurt 2018 në zyrën e hoxhës, i njëjti ambient, ku Marjana Çmeta kishte rrëfyer se si kishte helmuar me fotoksinë në lëng frutash vjehrrën dhe më pas mbyti me duar.

Hysen Shehu: Le t’i djegi. Çfar kam tregu, s’kam tregu asgjë. Aq sa di ti, as shumë e as pak. Atë e di unë, i fut një dilit (delete). Pse do kisha belanë unë. Unë dhe babi jot kur e pa shkon dhe e quan fakt të kry atje.

Oltion Lami: Pse e ka pa babi, e ka pa videon krejt?

Hysen Shehu: Po.

Oltion Lami: Me kë ka qenë?

Hysen Shehu: Ka qenë me këpucarin, me Benin, kupton.

Oltion Lami: Po.

(hoxha Hysen Shehu)

Sipas dosjes hetimore, në deklarimet paraprake, hoxha Hysen Shehu ka pohuar se nuk i kishte marrë seriozisht fjalët e Marjana Çmetës gjatë rrëfimit të saj. Sipas tij, ajo duhet të kurohej nga një mjet psikiatër dhe për këtë shkak nuk ka vlerësuar se kishte të bënte me një akt kriminal të kryer prej saj. Ai ka treguar se fillimisht videoregjistrimin ia kishte treguar Oltion Lamit, djalit të viktimës dhe më pas bashkëshortit të saj dhe xhaxhait të tij./abcnews.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI