Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Banorët e Tiranës: Nuk i përballojmë dot më faturat e ujit

Lapsi.al 16 March 2018
Banorët e Tiranës: Nuk i përballojmë dot më faturat e

Qytetarët e Tiranës thonë se faturat mujore të ujit u janë rritur, jo vetëm nga rritja e çmimit të ujit, por edhe të taksave dhe tarifave të tjera që u vijnë në shtëpi me këtë faturë.

“Ishte rritur mi, si nuk ishte rritur. Kam pas paguar 20 mijë lekë pagova 25 mijë, pesë mijë lekë më shumë. 100 mijë lekë pension, 75 vetëm drita e ujë”, thotë një i moshuar.

Që pas vitit 2015 për ta pasur të sigurt mbledhjen e taksave në faturën e ujit të pijshëm vendosen edhe detyrime që duhet të shlyejnë qytetarët ndaj bashkisë së Tiranës. Disa prej këtyre taksave në vitin 2015 nuk kanë ekzistuar ndërkohë që një tjetër taksë pritet të shtohet në fund të muajit që vjen.

“Ky vetëm duke i rrit ka ardhur. Më thuaj ti ça nuk ka rritur”, shprehet një banor i Tiranës.

“Po një taskë e për infrastrukturën arsimore, thonë e përkohshme, po nuk thotë njeri sa është. Po tani do të shtohet edhe kjo e banimit”, thotë një tjetër.

Aktualisht në faturën e ujit banorët e Tiranës paguajnë 4 taksa, të cilat shkojnë 60 euro në vit për çdo familje. Por nga 1 prilli faturës së ujit ose asaj të energjisë do t’i shtohet edhe një taksë e pestë. Ajo është taksa e pronës, e cila do të jetë 0.05 për qind e vlerës së shtëpisë. Për një banesë e cila ka një vlerë 100 mijë euro, taksa e pronës do të jetë 50 euro në vit. Kjo do të thotë se nga një prilli barra e taksave që paguajnë banorët e kryeqytetit, por jo vetëm, në faturën e ujit do të rëndohet me gati dy herë nga niveli aktual./tch

Të këshilluara

Zaev: Ivanov një burracak

Për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti Gjorge Ivanov është 'burracak'. Reagimi i kryeministrit erdhi pasi Ivanov vendosi të mos dekretojë ligjin...

15:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI