Flash

Reshtjet e shiut, në bashkinë Shkodër deri më tani 1850 hektarë tokë e përmbytur

Lapsi.al 13 March 2018
Reshtjet e shiut, në bashkinë Shkodër deri më tani 1850

Bashkia e Shkodrës thotë se situata nga përmbytjet vazhdon të jetë e përkeqësuar. Sipas saj nga reshjet e vazhdueshme të shiut dhe nga shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit në total janë përmbytur 1850 ha tokë.

Sipas bashkisë në Njësinë Administrative Dajç janë përmbytur 450 ha tokë. Niveli i ujit në këtë njësi  ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative etj.

Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi. Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit janë përmbytur 1200 ha tokë, nga këto 850 ha janë me kultura bujqësore.

Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellësi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 130 ha tokë e përmbytur. Në njësinë administrative Gur i Zi  konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin  Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen  poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI