Flash

Video/ Pamje nga aksident në Berat, një nga vajzat e plagosura dërgohet në Tiranë për operacion

Lapsi.al 12 March 2018
Video/ Pamje nga aksident në Berat, një nga vajzat e plagosura

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skrapar, ku një furgon që transportonte nxënës shkolle ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10 nxënës janë plagosur.

Policia sqaron se 4 nxënës 17-vjeçarë janë dërguar në spitalin e Beratit, një tjetër Romina Kapllani është sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerë janë në Spitalin e Skraparit pasi nuk kanë rrezik për jetën.

Ndërkohë, një vajzë 17 vjeçe është momentalisht e vetmja nga 10 fëmijët e aksidentuar mëngjesin e sotëm në Skrapar që ndodhet në gjendje më të rëndë se ë tjerët. Furgoni që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar mëngjesin e sotëm në orën 07:35 minuta.

Drejtori i Qendrës së Emergjencave, në Spitalin e Traumës, Skënder Brataj në një prononcim për median informoi se gjëndja e përgjithshme shëndetësore e vajzës është e mirë.

"Ka frakturë të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive. Presim dhe ekzaminime të tjera. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë" - u shpreh doktori.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/03/Timeline-1-2.mp4"][/video]

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/03/Aksident-Berat.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI