Flash

Lobimi rus/ PS i thellon akuzat ndaj PD: Si u financua protesta 3 mujore e opozitës në çadër?

Lapsi.al 12 March 2018
Lobimi rus/ PS i thellon akuzat ndaj PD: Si u financua protesta 3 mujore e

Qysh pas publikimi të artikullit nga revista ‘Mother Jones’, partia socialiste nuk i ka ndaluar daljet publike dhe akuzat kundrejt partisë demokratike. Ndërkohë, Partia Socialiste e ka përqendruar mbledhjen e sotme të grupit parlamentar në investigimin e kësaj reviste lidhur me pagesën e lobimit që ka paguar Partia Demokratike për të siguruar takime dhe një foto me Presidentin Donald Trump.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se nga investigimet e fundit rezulton se PD-ja nuk ka deklaruar një pagesë prej 500 mijë USD dhe që investigimit dyshimet janë se ato vijnë nga Rusia.

“Ka shumë dyshime se si u financua protesta 3 mujore e opozitës për reformën në Drejtësi. PD vjet në pranverë lidhën 2 kontrata me Muzin që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump. Pagesat u bënë përmes 2 kontratat e PD-së dhe një kompani guackë Binniata dhe vlera totale shkon 675 mijë USD. Kontrata me Stonington është raportuar në SHBA që në mars, ndërsa me Binniata është mbajtur e fshehur për disa kohë dhe është raportuar ditën e fundit të detyrimit ligjor për të deklaruar. Si ka mundësi PD ka paguar 500 mijë USD dhe në çfarë rruge i ka paguar? Muzin ka njoftuar që ka marrë 675 mijë USD për punën e tij për PD-në, shumë më tepër se shuma 75 mijë USD që ka deklaruar PD për Muzin”, - tha Balla.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI