Flash

Policia bën 'namin' gjatë 48 orëve të fundit, pezullon 75 leje drejtimi, prangos 7 shoferë

Lapsi.al 12 March 2018
Policia bën 'namin' gjatë 48 orëve të fundit,

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet “Blic” përsëri në orët e para të mëngjesit, në pjesën lindore të qytetit të Tiranës. Kontrollet në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobusi i linjës Tufinë-Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku testi i parë rezultoi 0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l. Drejtuesi i autobusit Besnik H, 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Edhe gjatë fundjavës Policia Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor; si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur, pa Leje Drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë e në qendrat e banuara, mosvendosje të rripit të sigurimit , për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shkelje të semaforit, për mosshlyerje të masave administrative, e shkelje të tjera.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti shtetasi J.M, u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh, konkretisht: Nuk i bindet shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë, nuk rregullon shpejtësinë veçanërisht në qendrat e banuara, vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, rezultoi nën efektin e alkoolit ku testi i parë 0.70 mg/l testi i dytë 0.65 mg/l, mjeti me xhama të errësuar si dhe debitor me një masë plotësuese të pashlyer.

Janë tërhequr 75 Leje Drejtimi, ku drejtuesit e automjeteve do dalin në OASH, nga këto:

24 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur,

41 për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara,

10 për shkelje të tjera .

Po gjatë fundjavës janë vendosur 1751 masa administrative nga këto:

-98 për mosvendosje të rripit të sigurimit

– 180 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit

-73 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-161 për parakalim të gabuar.

– 41 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

-6 masa për shkelje semafori.

-4 masa për mungesë të Kontrollit Teknik dhe Siguracion.

Si dhe masat e tjera për parkim të gabuar e shkelje të tjera.

Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë në mënyrë të pandërprerë kontrollet “Blic” dhe të përqëndruara në të gjitha rrugët e Tiranës, duke përdor mjetet logjistike Drager e Radar, si dhe do vijojë kontrollet në brendësi të lagjeve të qytetit për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të cilët kanë shprehur shqetësim për parkimet e gabuara, për mjetet e lënë në rrugë për një kohë të gjatë etj.

Njëkohësit Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar duke i garantuar për reagim të shpejtë e të paanshëm.

 

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI