Flash

'Sa e ke rrogën, nuk jam mirë me këmbën e majtë', Rama vë në siklet të rinjtë (Video)

Lapsi.al 12 March 2018
'Sa e ke rrogën, nuk jam mirë me këmbën e

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në një aktivitet për shpalosjen e misionit për punësimin dhe futjen në skemën e Ndihmës Ekonomike të njerëzve që sipas tij kanë vërtetë nevojë.

Në aktivitetin ku mori pjesë Rama prezantoi disa të rinj të cilët sipas kreut të qeverisë ishin për t’u marrë shembull.

Por, kryeministri nuk ngurroi t’i vinte në siklet të rinjtë duke i pyetur për rrogën.

Rama: Kur ke filluar punë këtu?

Vajza: Para disa muajsh

Rama: Çfarë roli ke?

Vajza: Planifikuese

Rama: Sa e ke rrogën?

Vajza: Nuk mund ta them këtu

Rama: Po si mos e tregosh, rrogat janë të deklaruara (duke qeshur)

Vajza: 700 mijë

Rama: Aaa prandaj nuk e thotë se e paska 700 mijë. Po ti djali tjetër sa e ke rrogën?

Djali: Unë 540

Rama: Mirë, s’qenke keq

Rama: Ejani edhe ju atje në cep, pse ikni, jepi urdhër të vijnë, hajdeni pak

Afrohet një tjetër punonjëse: E nisëm nga zero, jam punësuar që ditën e parë para 5 vitesh

Rama: Rrini aty ku jeni, më jepni solidaritet se nuk e kam mirë këmbën e majtë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI