Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Të afërmit e ushtarëve grekë, që u vranë në Shqipëri: Duam një vend ku t'i qajmë!

Lapsi.al 8 March 2018
Të afërmit e ushtarëve grekë, që u vranë në

Në një material filmik të Euronews, të afërmit e ushtarëve grekë që kanë rënë në Shqipëri kanë treguar përjetimet e tyre për rinisjen e gërmimeve dhe përpjekjet për identifikimin e të rënëve.

Në pamjet filmike ka folur një 80 vjeçar Archontis Dovas. Ai ishte 3-vjeç kur babai i tij Gavriil u vra gjatë luftimeve. Ai është përpjekur për disa dekada me radhë që t’i gjejë eshtrat e babait të tij dhe tani që është 80 vjeç, mezi i mban lotët. E vetmja gjë që ai ka nga babai i tij është një fotografi e vjetër, por ai shpreson që më në fund ai do të jetë në gjendje t’i sigurojë një vend prehjeje babait të tij.

“Një mortajë italiane e vrau atë në vend. (Sikurse na ka thënë një bashkëluftëtar i tij) E vetmja gjë që ai tha para se të vdiste ishte ‘amanet fëmijët’”, shpjegoi Archontis.

“E vetmja gjë që duam është t’i vendosim ca lule dhe ta qajmë,” ka thënë ai për Euronews.

Ajo që nuk thuhet është se kërkimet dhe procesi i identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë nuk u mbajtën peng nga Shqipëria për gjithë këto vite. Këmbëngulja e grekëve për t'i varrosur të afërmit e tyre në territorin shqiptar e mbajti peng procesin. është e qartë se pas pak vitesh, asnjë nga fëmijët e ushtarëve të rënë (Archontis Dovas është 80 vjeç) nuk do të jenë më gjallë. Por varrezat e ushtarëve greke do të mbeten përgjithmonë në tokë shqiptare.

Çështja e varrezave greke u zvarrit me qëllim nga thuajse të gjitha qeveritë shqiptare, deri kur kjo e sotmja i hapi rrugë procesit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI