Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Kapet në kufi i riu shqiptar nga policia greke, kishte me vete 165 kg drogë dhe fishekë

Lapsi.al 8 March 2018
Kapet në kufi i riu shqiptar nga policia greke, kishte me vete 165 kg

Policia greke vuri në pranga një 17 vjeçar shqiptar pasi iu sekuestruan 164 kg kanabis dhe 158 fishekë kallashnikovi.

Ndalimi i tij u bë në vendin e quajtur Ktismata në zonën e Kakavijës dhe pranë kufirit të gjelbër, pasi ai u diktua ndërsa po i printe një grupi njerëzish që po ecnin në këmbë dhe mbartnin çanta udhëtimi.

17 vjeçari u ndalua dhe iu kaluan prangat, ndërsa të tjerët braktisën çantat dhe u larguan me shpejtësi drejt territorit shqiptar.

Policia sekuestroi 94 paketa që përmbanin 164,6 kg kanabis, si dhe 158 fishekë automatiku kallashnikov

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI