Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

“Është hipokrizi” Albana Osmanit i refuzojnë bluzat e fushatës “Ti je një luledielli”

Lapsi.al 8 March 2018
“Është hipokrizi” Albana Osmanit i refuzojnë bluzat e

Prezantuesja e Top Channel, Albana Osmani ishte në Kosovë këtë 8 Mars, për t’i veshur edhe deputetët kosovarë me bluzat e fushatës së saj “Ti je një luledielli”.

Por ndryshe nga sa priste prezantuesja e Top Channel, ka pasur në atë parlament që nismën e saj e kanë refuzuar madje e kanë quajtur një hipokrizi.

Ishin përfaqësuesit e Vetëvendosjes që refuzuan t’i bashkohen deputetëve të tjerë për të veshur bluzat e fushatës së nisur nga “shoëgirl”.

Pasi ka parë foton në grup që ka bërë Albana Osmani me deputetët e tjerë, Albulena Haxhiu e “Vetëvendosjes”, tha se në Kosovë janë të shumtë fëmijët që po vdesin nga kushtet jo të mira që po i jep shteti. Ajo tha se fotografimi i deputetëve dhe i vetë kryetarit Veseli për ketë fushatë është hipokrizi. Sipas saj shteti nuk ka bërë asgjë për mbrojtjen e fëmijëve.

“Edhe në këtë seancë pati hipokrizi. Ne uruam për 8 Mars por si duket kryetari ka harruar se janë fyer edhe gratë deputete. Dhe tash nuk e di si po dilni në mbrojtje të kësaj. Hipokrizi tjetër ishte kjo fushatë dhe ju dilni para mediave në ketë mënyrë. Sepse sot po vdesin fëmijët nga gjendja e mjerueshme si në shëndetësi edhe forma tjera. Andaj kjo ishte arsyeja pse nuk ju bashkuam kësaj 'kampanje' në fotografi", tha Haxhiu.

Në Tiranë, fushata e Albana Osmanit ka gjetur mbështetjen e socialistëve, që bluzat me luledielli i veshën edhe në parlament, ditën kur do të votohej Arta Marku.

Nga të parë që u shpreh i shqetësuar për fëmijët e sëmurë, ishte Saimir Tahiri. Ndërsa ishte ende ministër ai u fotografua me vajzat e fushatës brenda në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme. Veshjen me bluzat e fushatës “Ti je një luledielli” dhe efektet e tjerë të propagandës, Saimir Tahiri i përdori deri ditën që i plasi skandali i bandës së Habiljave.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI