Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Përplasja e dy femrave në prokurori/ Gjykata i jep të drejtë Arta Markut

Lapsi.al 8 March 2018
Përplasja e dy femrave në prokurori/ Gjykata i jep të drejtë

Konflikti mes dy grave të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Markut dhe Rovena Gashit ishte një nga vatrat e zjarrit që la pas Adriatik Llalla pas ikjes nga prokuroria.

Rovena Gashi, ish shefja e Sektorit të Dekriminalizimit, struktura që prek direkt politikën, u shkarkua si Drejtoreshë e Marrëdhënieve Juridiksionale pas kërkesës që çoi në KQZ për heqjen e mandatit të Aqif Rakipit, të PDIU dhe Gledion Rehovicës të LSI.

Arta Marku e shkarkoi menjëherë, me arsyetimin se nuk ishte njoftuar për kërkesën.

Arsyeja reale në fakt ishte largimi i të gjithë bashkëpuntorëve të afërt të ish kryeprokurorit Llalla nga detyra dhe zëvëndësimi i tyre me një ekip të ri. Gjykata i ka dhënë të drejtë Prokurores së Përgjithshme Arta Markut me vendimin që ka marrë për datën 8 Mars. Pas kësaj Rovena Gashit do t’i duhet të mjaftohet me postin e një prokuroreje të thjeshtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI