Flash

Lista/ Cilat janë sipërmarrëset femra më të sukseshme në vend që fitojnë miliona dollarë

Lapsi.al 8 March 2018
Lista/ Cilat janë sipërmarrëset femra më të sukseshme

Sot është 8 marsi, dita ndërkombëtare e femrës. Në shoqërinë tonë gratë vetëm vitet e fundit kanë filluar të faktorizohen në pozcione drejtuese në shoqëri duke u shndërruar edhe në sipërmarrëse mjaft të suksesshme.

Ndonëse ka një hendek të madh mes tyre dhe meshkujve, si në fushën e biznesit po ashtu edhe në atë të politikës, nuk janë të pakta femrat që ia kanë dalë duke u bërë nga personat më të suksesshëm ne vend.

Kështu, këto janë disa nga sipërmarrëset femra më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor, të publikuar nga revista Monitor.

  1. Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është Anisa Skëndaj. Tre sipërmarrjet ku ajo është aksionere, INFO-Telecom, DIGICom, Professional Marketing Albania kishin qarkullim vjetor prej 13.8 miliardë lekësh dhe fitime 328.6 milionë lekë.
  2. Vilma Nushi, me kompaninë e saj Marketing & Distribution (M&D) (e krijuar në vitin 1997 dhe një prej distributorëve më të mëdhenj në vend), realizoi të ardhura prej 10.4 miliardë lekësh në vitin 2016 dhe fitimet para taksave ishin 318 milionë lekë.
  3. Femrat e familjes Hoxha (Vjollca, Lorela, Sara, Ledia) po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë (DIGITALB-41%, Top Channel-100%, Top Albania-80%, Valtelina-49%). Të gjitha bizneset e grupit, në total, kishin të ardhura prej 7.9 miliardë lekësh në 2016-n dhe fitime prej 225 milionë lekësh, ndërsa përqindja e fitimeve, sipas peshës në kompanitë përkatëse, është rreth 132 milionë lekë (më pak se 1 milion euro).
  4. Merita Sheqi, e cila zotëron 50% të aksioneve të kompanisë farmaceutike, Rejsi Farma, realizoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh në vitin 2016. Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA, me aktivitet “Tregti me shumicë e pakicë të medikamenteve, artikujve farmaceutikë e kozmetikë”, i cili është rritur me shpejtësi, duke realizuar të ardhura prej 606 milionë lekësh në 2016-n. Të dyja kompanitë kishin fitime prej 164 milionë lekësh (1.2 milionë euro) në vitin 2016.
  5. Donike Gega, që zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, në tregtimin e karburanteve me pakicë, kishte të ardhura prej 3.2 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në rreth 160 milionë lekë (gati 1.2 milionë euro).
  6. Donika Mici është punëdhënësja më e madhe femër në vend, me rreth 1800 të punësuar në Donniana, Dophil, Rozimpex. Të ardhurat e tre kompanive ishin 2.9 miliardë lekë në vitin 2016 dhe fitimet para taksave të tre kompanive ishin 85 milionë lekë, ndërsa sipas peshës së aksioneve të znj. Mici, arritën 30 milionë lekë.

 

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI