Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

PD u mbështet me miliona nga Rusia? Basha flet për kontratat e lobimit

Lapsi.al 8 March 2018
PD u mbështet me miliona nga Rusia? Basha flet për kontratat e lobimit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është përgjigjur për shkrimin e publikuar nga revista amerikane “Mother Jones” e cila hidhte dyshime se paratë me të cilat u paguan lobuesit në SHBA vinin nga kompani të regjistruara në parajsat fiskale pas së cilave qëndrojnë shtetas rusë.

“Çështja e lobimit të PD është hapur në 14 nëntor kur lobuesi ynë amerikan bëri deklarimin në Thesarin e SHBA. Ne u kemi paguar lobuesve në SHBA vetëm 125 mijë dollarë. Pagesat janë bërë dy herë nga 50 mijë dhe një herë 25 mijë dollarë” – tha Basha në Opinion në Tv Klan që tha se shkrimi në “Mother Jones” është i paguar nga Rama.

“Mother Jones” është një gazetë ekstremiste e majtë e cila ka pasur në qendër të vëmendjes Romny dhe Traump në të kaluarën e cila financohet me miliona dollarë nga Soros. PD i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet. Janë paguar vetëm 125 mijë dollarë. Këto janë në faqen e KQZ-së për dy kompani në një periudhë 3 apo 4 mujore.

“Mother Jones” thotë që ka marrë 650 mijë dollarë? Ne kemi paguar vetëm 125 mijë dollarë, nuk kemi bërë asnjë pagesë 500 mijë dollarëshe. PD ka deklaruar ato që ka shpenzuar dhe ka shpenzuar ato që ka deklaruar. Shkrimi është i mbushur me insinuata” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zbulohet një kufomë në Liqenin e Ohrit

Një kufomë është pikasur në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit. “Jemi njoftuar, se në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të ...

19:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI