Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Basha pas debateve me Imamin në kryesi: Reformimi i PD do jetë i vërtetë, e garantoj!

Lapsi.al 8 March 2018
Basha pas debateve me Imamin në kryesi: Reformimi i PD do jetë i

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi pas mbledhjes së kryesisë se janë miratuar vendime që do t’i japin mundësinë çdo demokrati të japë kontributin e vet në një proces që do transformojë këtë parti. I pyetur për deklaratat e Arben Imamit, Basha tha se debatet ishin konstruktive.

“Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Padyshim që ka mendime kritike, por pa i rrahur mendimet s’mund të shkohet në vendime që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve te kryesisë.

Falënderoj anëtarët e kryesisë për përgjegjësinë me të cilën diskutuan gjatë ditës së sotme, gjithë anëtarësinë e PD që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi, propozimesh dhe t’i kujtoj gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD se shqiptarët e shohin këtë jo thjesht si një proces brenda PD por si një proces nga i cili do lindë një shpresë dhe një rrugë e re për çdo shqiptare dhe shqiptar.

Kryesia ka miratuar vendime që do i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces, dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal, por të jetë i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë, për këtë transformim të PD që do i paraprijë transformimit që presin shqiptarët” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zbulohet një kufomë në Liqenin e Ohrit

Një kufomë është pikasur në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit. “Jemi njoftuar, se në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të ...

19:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI