Flash

Debati i plotë Basha-Imami në kryesinë e PD, ish-ministri nuk pranon propozimin

Lapsi.al 8 March 2018
Debati i plotë Basha-Imami në kryesinë e PD, ish-ministri nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  mblodhi kryesinë e PD ditën e sotme ku mes emrave që propozoi për ngritjen e një grupi pune për ndryshimet statutore brenda partisë, ishte dhe Arben Imami.

Kritik i fortë ndaj Bashës, Imami nuk pranoi të jetë pjesë e këtij grupi pune, raporton gazetarja Elda Menga.

Imami: “Nuk jam për grup pune, vendos dikë tjetër në vendin tim. Jam kundra mbledhjes së kuvendit pa u thirrur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet te bëjmë kongres të parakohshem. Nuk jam dakord me kete nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë. Nuk zgjidhen gjërat në mënyrë mekanike, e as me grupe pune. Fjalët i ke të bukura por të mungojnë veprat. Duhet frymë jo duke na futur në grupe pune”.

Basha: Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj. Pse them kuvend i parakoshhem, që në fakt duhet te ishte në shtator? Pyete si do te krijohet hapësira ku çdokush të ketë kushtet për të kontribuar dhe jo thjesht bashkim mekanik. Ky bashkim duhet të ndodhë permes një mekanizmi që çdokush të vlerësohet sipas meritës. Une jam angazhuar që këtë t’i paraqes kuvendit. Statuti është kompetencë e kuvendit. Dhe sigurisht ju ftoj ta konsideroni pranine tuaj në këtë grup, për zërin tuaj kritik të muajve të fundit dhe do të keni garancinë absolute që procesi të mos jetë formal. Ju garantoj për vullentin tim të plotë për të krijuar kushte reale dhe jo formale për një bashkepunim sa më të frytshëm me këdo për të shkuar drejt modernizimit dhe transforminit te partisë.

Imami:Vendosni dike nga ata që ka patur propozime. Kapaciteti im nuk është per grup pune. Ndoshta është vetevleresim i lartë, por do ta ruaj këtë.

Basha: Ky nuk është grup për ndryshime statutore, por eshte grup politik me pervojen e duhur per te mbledhur opinionet, propozimet e te gjitheve. Nese nuk hidhet ky hap, nuk mund te nise asnje proces."

Kujtojmë se Imami kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Bashës si përgjegjsin kryesor të humbjes së thellë të zgjedhjeve por ai nuk është bërë pjesë e asnjë lëvizje.

Pjesë të këtij grupi pune, lideri demokrat ka propozuar edhe nënkryetaret Paloka, Spaho, sekretari pergjithshem, Ristani, sekretaret Bozdo, Kadilli, anëtari tjetër i kryesisë Imami.

Partia Demokratike mblodhi kryesinë sot pas gati 5 muajsh. Mbledhja e fundit e kryesisë e zhvilluar në selinë blu ishte në shtator të vitit të kaluar..

Të këshilluara

Aksident në Durrës, vdes fëmija 4 vjeç

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Për fat të keq viktima është një fëmijë 4 vjec. Ai është përplasur nga një automjet. Policia ka ...

17:13

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI