Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Arrestohet për mashtrim ndërtuesi i njohur në Tiranë (FOTO)

Lapsi.al 8 March 2018
Arrestohet për mashtrim ndërtuesi i njohur në Tiranë (FOTO)

Policia e Tiranës ka arrestuar ndërtuesin Namik Pelivani, per veprën penale "Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se: Pelivani ka mashtruar shtetasin A.L., të cilit i ka marrë 65 000 Euro dhe 3 350 000 lekë për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 107.69m2, në zonën e Yzberishtit, apartament të cilin e kishte shitur më parë me kontratë noteriale fiktive në vitin 2013 dhe të rinovuar në vitin 2016, për t'i krijuar besueshmëri klientit.

Gjithashtu ky shtatas nuk ka përpiluar fatura shitjeje tatimore duke kryer transaksione monetare jashtë zyrave të noterit dhe jo me bankë, me qëllim shmangien e deklarimit të të ardhurave.

Në cilësinë e provës materiale të dyshuarit iu sekuestruan:

6 kontrata noteriale si dhe dokumenta të ndryshme si certifikata, skica apartamentesh dhe 1 aparat telefoni celular

Theksojmë se ky shtetas është proceduar më parë edhe 5 herë të tjera nga policia për vepra të ndryshme penale.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të mësipërm, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 180 e Kodit Penal.

Arrestohet sipërmarrësi i njohur në Tiranë

Të këshilluara

Aksident në Durrës, vdes fëmija 4 vjeç

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Për fat të keq viktima është një fëmijë 4 vjec. Ai është përplasur nga një automjet. Policia ka ...

17:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI