Flash

“Huffpost”: Mafia shqiptare po fiton terren në Romë

Ata nuk kufizohen më vetëm në trafikun e drogës; ata kanë krijuar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme. Udhëheqësit mbajnë kontakte jashtë vendit, ndërsa të ashtuquajturit "xhelatë", përgjegjës për shitjet me pakicë, veprojnë në rrugë. Për këtë arsye, operacionet më efektive shpesh zhvillohen jashtë Italisë.

22:25

Dalin pamjet, përplasje me armë si nëpër filma në qytetin e Vlorës (VIDEO)

Lapsi.al 8 March 2018
Dalin pamjet, përplasje me armë si nëpër filma në

Report TV ka sigurur pamjet e përplasjes me armë zjarri në datë 27 shkurt pranë Kishës Ortodokse në qytetin e Vlorës.

Në pamjet e siguruara nga Report TV duken 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në rreth 60 sekonda.

Në 18:18:30 fillon përplasja me armë deri në 18:19:30, pra 60 sekonda.

Në momentin e përplasjes duket edhe një qytetar në pamje i moshuar që kalon në vendin e ngjarjes mjaft qetësisht, madje edhe ndalon disa çaste, teksa rreth tij po “fluturojnë” breshëri plumbash.

Edhe pse ka pasur breshëri kallashnikovi, fatmirësisht nuk kanë rezultuar fatale për asnjë prej personave të përfshirë në konflikt, ku ka pasur shkëmbim zjarri nga të dy krahët.

Qytetari që kalon pranë vendit të ngjarjes ndalon duke parë ngjarjen dhe largohet duke mos i bërë përshtypje duke iu dukur gjithçka normale.

Në videon e siguruar nga Report TV dëgjohet shkëmbimi i zjarrit.

Të këshilluara

Zbulohet një kufomë në Liqenin e Ohrit

Një kufomë është pikasur në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit. “Jemi njoftuar, se në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të ...

19:11

Aksident në Durrës, vdes fëmija 4 vjeç

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Për fat të keq viktima është një fëmijë 4 vjec. Ai është përplasur nga një automjet. Policia ka ...

17:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI