Flash

NATO i jep çertifikatën Cosmic TOP SECRET, Ervin Salianji i zbulon Meçollarit lidhjet me rusët

Lapsi.al 6 March 2018
NATO i jep çertifikatën Cosmic TOP SECRET, Ervin Salianji i zbulon

Gjatë seancës dëgjimore me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën në Komisionin parlamentar të Sigurisë për kolonelin Artur Meçollari, Partia Demokratike aludoi përfshirjen e atasheut rus në këtë çështje.

Ishte deputeti Ervin Salianji që lëshoi hamendësimin e tij kur pyeti Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nëse ka qenë apo jo në përgjim Artur Meçollari me atasheun rus. I njëjtja hamendësim u përforcua më pas edhe nga deputeti Myslym Murrizi.

Kjo është hera e parë që përmendet atasheu rus në këtë çështje, pasi deri tani pretendimet kanë qenë se Meçollari është takuar me atasheun ushtarak amerikan, sipas një deklarate të zv.ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi.

Madje edhe flamurtari i aksionit kundër Artur Meçollarit, Sali Berisha, ka pranuar se bëhet fjalë për takime me përfaqësues të partnerëve të NATO-s.

Në telefonatën që bëri në emisionin Studio e Hapur në News24, ku diskutohej për Artur Meçollarin, Sali Berisha u shpreh se pretendimet për spiunazh ishin ndaj përfaqësuesve të vendeve partnere dhe për etikë nuk mund t’i përmendte këto vende.

“Ka një rregull në këto, kur janë midis vendeve partnere, kur janë midis vendeve edhe mike nuk dekonspirohen. Ky është një rregull. Për këto gjatë ditëve të ardhshme do t’i kërkoj Komisionit të Sigurisë të investigojë” u shpreh Berisha.

Duke marrë parasysh të dhënat që kanë dalë deri tani, përmendja e “atasheut rus” nga Ervin Salianji ngjan si një lajthitje e qëllimshme për t’i dhënë krahë thashethemnajës të pambështetur në asnjë dokument që ka ndërmarrë opozita dhe mediat pranë saj prej më shumë se një jave.

Të këshilluara

Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë

Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153,6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit...

08:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI