Flash

Ministrja e Mbrotjes Xhaçka në komisionin e sigurisë: Të gjithë këtu jemi spiunë...

Lapsi.al 6 March 2018
Ministrja e Mbrotjes Xhaçka në komisionin e sigurisë: Të

Në Komisionin e Sigurisë ku ishte ftuar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka patur debate mes mazhorancës dhe opozitës.  Senaca dëgjimore me Ministren e ka patur në fokus çështjen e Artur Meçollarit, i cili është pjesë e grupit negociator me Greqinë. Olta Xhaçka është kritikuar nga deputetët e djathtë për mbajtjen e Artur Meçollarit në listën e personave, pjesë e grupit negociator me Greqinë. Ky i fundit akuzohet si spiun, pasi sipas opozitës ka bashkëpunuar me agjenturat e huaja në dëm të interesave kombëtare të vendit.

Deputeti demokrat Salianji ka kërkuar nga Ministrja të japë arsyet se përse nuk ka bërë kallëzime penale për të gjitha çështjet dhe akuzat që ajo ka ngritur në komision dhe se përse ajo e mbron një “spiun” për të cilin edhe prokuroria ka nisur hetimet. Ministrja Xhaçka i është përgjigjur deputetit të PD-së Salianji, duke i thënë se të gjithë në komision janë spiunë nisur nga letrat aninome. Ajo u shpreh se akuzat ndaj Meçollarit janë të stisura.

“Të gjithë këtu jemi spiunë, sepse letrat anonime që nuk bëjnë fakt nuk janë produkt i inteligjencës. Ju duhet të jeni më i familjarizuar me këtë proces, ju duhet të jeni më i ndjeshëm dhe jo çdo akuzë përbën fakt. Letrat anonime do cënonin karrierat e njerëzve. Akuzat për Artur Meçollarin janë të stisura, të shëmtuara dhe nuk qendrojnë”. - tha Xhaçka.

Të këshilluara

Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë

Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153,6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit...

08:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI