Flash

Çështja Meçollari/ Akuzat e opozitës degradojnë tek vjedhja e një batanijeje

Lapsi.al 6 March 2018
Çështja Meçollari/ Akuzat e opozitës degradojnë tek

Në pamundësi për të nxjerrë një dokument, apo një material konkret që të provojë se Artur Meçollari ka qenë spiun, apo ka tradhëtuar në një moment detyrën, deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur ta akuzojnë për vjedhjen e një batanijeje në shkollë.

Zbulimin e bëri ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i konvertuar në deputet të PD-së, që më parë ishte shprehur për Meçollarin si një ushtarak “overqualified” për negociatat me detin.

Në përgjigjen e saj, ministrja Olta Xhaçka tha se bëhet fjalë për një ngjarje kur Meçollari, në moshën 18-vjeçare dhe në kushte mbijetese i kishte marrë një batanije një shokut të tij.

DEBATI I PLOTE

Xhaçka: Meçollari nuk ka dosje. Ju zoti Noka si spiun i serbëve duhet ta dini shumë mirë këtë gjë. pjesëmarrrja e tij në takimet me Greqinë është bërë me leje të Ministrisë së Mbrojtjes me kërkesë të Ministrisë së Jashtme. Meçollari është bashkë me tre të tjerë në cilësinë e këshilluesit. Nuk është e vërtetë që Meçollari ka qenë në përgjim. Ka hyrë në përgjim vetëm një herë me shpresë se do kapej ndonjë gjë nga letrat dacibao. Atëherë për turpin e të gjithëve, nuk u përgjua vetëm Meçollari nga SHIU, por u përgjuan edhe ambasadat e huaja.

Gjunkshi: Pyetja që kam unë është, a ka qenë ndonjëherë i dënuar për vjedhje në ushtri Meçollari?

Xhaçka: Po lini nam tani. Ai ka marre batanijen e shokut kur ka qene 18 vjeç.

Noka: E keni dënuar për vjedhje batanije?

Xhacka: Pse vjedhje është se i ka marre batanijen shokut dhe i bën procesverbal per vjedhje? Mos lini name.

Murrizi: Qenka hajdut batanijesh.

Gjunkshi: Ai është përjashtuar një vit nga Akademia.

Xhacka: Tani degjeneroi ne një batanije. Nga spiun i vendeve jo partnere te NATO-s akuzat tuaja degjeneruan në një hajdut batanijesh kur ishte 18 vjeç se donte te ngrohej. Meçollari është një patriot dhe atdhedashës shumë i mirë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI