Flash

Basha i përgjigjet Astrit Patozit: Distancohu nga personat me rekorde kriminale!

Lapsi.al 6 March 2018
Basha i përgjigjet Astrit Patozit: Distancohu nga personat me rekorde

Një ditë pasi Astrit Patozi la të kuptohet se mund të nisë krijimin e një partie të re, bashkë me Ridvan Boden, ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës.

Në një deklaratë nga selia e PD-së, Basha tha se sulmet personale ndaj kryetarit nuk janë ide dhe nuk i shërbejnë demokratëve, por sipas tij PD është e hapur për të gjithë ata që janë për dekriminalizimin dhe kundër personave me rekorde kriminale në politikë.

“Dua tju them që Partia Demokratike sapo përfundoi procesin e analizës dhe bëhet gati për hapin përfundimtar drejt riorganizimit të partisë.

Tjetra që dua të them se është e drejta e gjithkujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari jaë pretekst. Nuk është kryetari që shqyrton propozimet, por kuvendi. Kryetari vetë propozon. Çdokush është i ftuar të japë propozime në fuqizimin e aksionit politik të PD. Sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj PD në media nuk i shërbejnë demokratëve që përballen me krimin në pushtet, me revanshin e drogës, me largimin nga puna dhe largimin nga ndihma ekonomike. PD dhe demokratët do të vazhdojnë të luftojnë kundër krimit dhe drogës dhe kundër kapjes së politikës nga krimi dhe droga. Kjo është një kauzë duhet t’i bashkojë demokratët. Prandaj në këtë kuadër nuk mendoj se vlejnë sulmet personale nga kafenetë dhe as deklaratat e pabazuara. I bëj ftesë çdokujt që bashkohet rreth këtyre vlerave, dekriminalizmi, distancimi nga personat me rekordet kriminale, bashkëpuntorë dhe autorë të trafikut të drogës. Ftoj këdo që bashkohet rreth këtyre vlerave” u shpreh Basha, që lajmëroi mbledhje e Kuvendit Kombëtar të PD-së në pranverë, që do të shënojë dhe mbylljen e analizës për humbjen e zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI