Flash

'Taulant Hoxha, Taulant Gjura', Berisha i gjen mbiemra të rinj Ballës: Ka histori me drogën

Lapsi.al 5 March 2018
'Taulant Hoxha, Taulant Gjura', Berisha i gjen mbiemra të rinj

Ish-kryeministri Berisha është ngritur për një replikë të shkurtër në foltoren e Kuvendit pas fjalës së Taulant Ballës. Berisha është shprehur se Taulant Ballës mund t’i përdoren edhe mbiemrat gjura dhe hoxha, pasi ka kalua në kufi me pasaportë diplomatike Fatos Gjurën, që sipas Berishën është një narkotrafikant i njohur. Po ashtu, Berisha e akuzoi se ka lidhje me të ekstraduarin në Itali të fisit hoxha, si dhe shoferi i tij është arrestuar tek 3 Urat së bashku me trajnerin e klubit të Librazhdit.

“Taulant Ballës mund t’i përdorni mbiemrat që vijojnë; Taulant Gjura pasi me pasaportë diplomatikë kaloi Fatos Gjurën në kufi, një nga narkotrafikantët kryesor të Librazhdit dhe Shqipërisë. Taulant Hoxha, jo sepse këndonte këngë për Enverin, por sepse ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha, njëri prej tyre u vra në kryeministri dhe tjetri u ekstradua në Itali, miku i tij më i ngushtë. Trajneri i klubit të Librazhdit është arrestuar me shoferin e Ballës tek Tre Urat. Nëse ka njeri histori me drogën, ai është Taulant Gjura, Taulant Hoxha, Taulant Trajneri.” – tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI