Flash

16 muaj pa rroga, punëtorët protestojnë në mënyrë të kulturuar para parlamentit

Lapsi.al 5 March 2018
16 muaj pa rroga, punëtorët protestojnë në mënyrë

Një grup punëtorësh të bypass-it të Fierit dhe të atij të Vlorës dolën në një protestë këtë paradite para Kuvendit, ku kërkonin rrogat nga puna që kanë kryer deri më tani në këto dy vepra.

Janë bërë tani 16 muaj që nuk paguhen, por kjo nuk do të thotë që e kanë humbur durimin. Me pankarta në duar, ata kanë qëndruar para kuvendit paqësorë dhe të padëmshëm, ndërkohë që para këmbëve të tyre hynin e dilnin makinat e deputetëve.

Për të mbajtur nën kontroll protestën mjaftuan pak policë.

Pagesat e punëtorëve janë të pashlyera nga kompani nënkontraktore të firmës që kishte fituar tenderat për ndërtimin e bypass-eve. Por kompania deklaroi falimentin, ndërkohë që kompanitë nënkontraktore të saj pretendojnë se nuk janë shlyer për punët e bëra dhe për pasojë nuk kanë paguar as punëtorët.

Për punëtorët e thjeshtë, situata bëhet më absurde pasi faturat e kompanive nënkontraktore nuk njihen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Kompania italiane Serenissima, e cila duhet të ndërtonte by-pass-in e Fierit dhe atë Vlorës falimentoi në fillim të vitit të kaluar dhe qeveria shqiptare ka sekuestruar dy kantierët e ndërtimit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI