Flash

Ankohen prodhuesit nga Kosova: Shqipëria nuk na lë të bëjmë biznes apo të investojmë

Lapsi.al 5 March 2018
Ankohen prodhuesit nga Kosova: Shqipëria nuk na lë të

Prodhuesit nga Kosova kërkojnë më shumë hapësirë për t’i shitur produktet e tyre apo për të investuar në Shqipëri. Ata shprehen se në përgjithësi prodhuesit nga Shqipëria janë të hapur për tregti të lirë, por disa grupe të interesit po pengojnë një gjë të tillë.

Patatja e Kosovës është bërë sinonim i barrierave tregtare, por sipas Klubit të Prodhuesve Kosovarë, janë edhe prodhime tjera që kanë pengesa të ndryshme për t’u tregtuar në Shqipëri. Një tjetër prodhues thekson çështjen e sigurisë si një gjë të rëndësishme, e cila po bën që bizneset nga Kosova të ngurrojnë të tregtojnë produkte apo të investojnë në Shqipëri.

Me gjithë këto probleme, Klubi i Prodhuesve thekson se problemi qëndron tek grupe të interesit e jo tek shumica e prodhuesve nga Shqipëria. Ata shprehen se nuk duhet mbrojtur interesi i një individi, përmbi interesin e shtetit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI