Flash

Hetimet për 613 kg kokainë shkojnë deri në Kolumbi, Ekuador dhe Panama

Lapsi.al 4 March 2018
Hetimet për 613 kg kokainë shkojnë deri në Kolumbi, Ekuador

Prokuroria e Krimeve te Renda nisi tre letër porosi në shtetet që janë dhe furnizueset kryesore me kokainë të tregjeve botërore.

Dosjet u dërguan në Ekuador, Kolumbi dhe Panama, për të marrë më shumë informacion për të gjitha ngarkesat e kompanisë shqiptare “Arbri Garden”.

Prokuroria shqiptare kërkon nga autoritetet e këtyre vendeve që të japin të dhëna jo vetëm mbi ngarkesat, por edhe mbi çdo rast të dyshimtë që mund të jetë evidentuar gjatë kontrolleve të kontenierëve me banane, me destinacion Shqipërinë.

Verifikimet në këtë linjë po bëhen për të hedhur dritë mbi të kaluarën e kompanisë në pronësi të Arbër Çekaj, person i shpallur në kërkim që pas zbulimit në kontenierin e porositur prej tij, të 613 kilogramëve kokainë.

Ndërkohë kontrollet që janë bërë në dogana dhe në dokumente të tjera biznesi të formës, kanë konstatuar me qindra rrugë që janë bërë nga shtetet e Amerikës Qendrore drejt portit të Durrësit.

Policia verifikoi nga ana tjetër edhe ambientet e biznesit që disponon “Arbri Garden”, në Elbasan dhe në Kashar të Tiranës.

“Arbri Garden” u krijua në 3 maj te vitit 2012 dhe megjithë gamën e gjerë të aktiviteteve të shënuara në regjistrin e qendrës kombëtare të regjistrimit, aktiviteti kryesor ka qenë importi i frutave ekzotike.

Vetë pronari i kompanisë mohoi të ketë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Ndërkohë, të arrestuar për çështjen deri më tani janë shoferi Armando Pezaku dhe administratori Donald Lushaj.

Vlera e kokainës llogaritet në 180 milionë euro, ndërkohë që mister kanë mbetur porositësit dhe garantët e saj./vizion+/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI