Flash

Kapja e 613 kg kokainë/ Prokuroria sekuestron dokumentet e kompanisë së Arbër Çekaj

Lapsi.al 4 March 2018
Kapja e 613 kg kokainë/ Prokuroria sekuestron dokumentet e kompanisë

Pas zbulimit të sasisë rekord prej 613 kilogramë kokainë, në njërin prej kontejnerëve, autoritetet urdhëruan që kontrollit t’i nënshtroheshin edhe dy të tjerët, pasi Arbri Garden kishte porositur në Kolumbi tre kontejnerë me banane, që mbërritën në Portin e Durrësit, në muajin shkurt dhe ishin të pritje të zhdoganimit.

Ngarkesat rezultuan të pastra, por autoritetet janë të rezervuara për të konfirmuar faktin nëse malli është tërhequr nga kompania apo ndodhet në Portin e Durrësit. Për momentin policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të zbuluar se kush fshihet pas ngarkesës së madhe të drogës.

Në këtë kuadër, prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e kompanisë nga ku rezulton se që prej themelimit në vitin 2012, për llogari të Arbri Garden në portin e Durrësit kanë mbërritur 400 ngarkesa nga Kolumbia dhe Ekuadori.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

Lëkundje tërmeti janë ndier sot në orët e para të mëngjesit në Jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë 2.2 ballë ...

11:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI