Flash

Berisha sulmon Ramën: Pas samitit të Londrës edhe Sofja u gajas me piktorin dështak

Lapsi.al 4 March 2018
Berisha sulmon Ramën: Pas samitit të Londrës edhe Sofja u gajas

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë në qendër të ironisë së tij kryeministrin Edi Rama, duke iu referuar deklaratave dhe qëndrimeve të shefit të ekzekutivit. Në një status në “Facebook”, Berisha e quan Ramën, “piktori dështak” apo “gaztori i samiteve”.

Berisha thotë se samiti i Londrës dhe ai i Sofjes u gajasën me të, pas deklaratave të tij se 25% e turistëve të huaj anuluan udhëtimin në Shqipëri për mungesë vendesh në hotele apo se kokaina u kap pa partnerët e huaj.

Piktori dështak apo gaztori i samiteve! Dy ditë pas samitit të Londrës edhe ai i Sofjes u gajas me gaztorin, siç e quajnë tani piktorin dështak!

Të dashur miq, Edi Rama, kudo që shkon shkakton gaz dhe tallje. Java që shkoi ishte kulmore në këtë aspekt. Kështu, në fillim të javës ai u përqesh nga e gjithë salla e të pranishmëve në samitin e Londrës sa u detyrua të pyesë edhe vete se çka për të qeshur kur deklaroi esëll se kaq i madh ishte vërshimi i turistëve drejt Shqipërisë saqë vitin e kaluar 25% e tyre për mungesë vendesh në hotele anuluan udhëtimin për në Shqipëri?! Pas kësaj, vetëm dy ditë më vonë, gajasje dhe përqeshje të madhe piktori dështak shkaktoi edhe në Samitin e Sofjes të liderëve të Ballkanit Perëndimor kur deklaroi se kapën pa asnjë njoftim paraprak dhe bashkëpunim me vendet partnere kontejnerin me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia, i cili madje iu shpëtoi vendeve anëtare të BE. Ndërkohë që të gjithë e dinin se:

-destinacioni dhe bosët politikë të drogës ishin në kreun e ekzekutivit në Shqipëri dhe jo në vendet e BE dhe se - për këtë kontejner me drogë, Marina Kolumbiane kishte njoftuar me kohë policinë shqiptare që të priste drogën dhe Guardia di Finanzia kishte shoqëruar tragetin, nga porti i Livornos ku ishte konstatuar droga, në portin e Maltës dhe që andej në Durrës, sikundër i kishte dorëzuar informacionin prokurorisë shqiptare!

Kështu, piktori dështak, pasi u nxor jashtë nga foto familjare me liderët e rajonit me zëvendëspresidentin Pence në Podgoricë për atletet e kuqe dhe u bë gaz i mediave po për atletet e kuqe në Samitin e Triestes, tani ka hequr dorë nga atletet dhe ka kaluar tek bukëvalet, për të cilat fiton më shumë përqeshje dhe tallje!” – shkruan Berisha.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

Lëkundje tërmeti janë ndier sot në orët e para të mëngjesit në Jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë 2.2 ballë ...

11:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI