Flash

Atentati ndaj Ivanoviç, zbulohet emri i pronarit të makinës nga ku u bë vrasja, është shtetas serb

Lapsi.al 4 March 2018
Atentati ndaj Ivanoviç, zbulohet emri i pronarit të makinës nga

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Flamur Sefaj ka deklaruar se është zbuluar emri i pronarit të makinës nga ku dyshohet se u vra Oliver Ivanoviç.

Në një intervistë për Interaktiv në KTV, Sefaj nënvizoi se pronari i makinës është shtetas serb dhe se ndodhet në Serbi. Ministri i Brendshëm kosovar tha gjithashtu se në dy policë të Kosovës, të komunitetit serb janë arrestuar pasi u përfshinë në manipulimin e provave të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare SDP.

“Fatkeqësisht kemi parë se dy policë të Kosovës të komunitetit serb, kanë qenë të përfshirë në këtë rast dhe është bërë arrestimi i tyre. Të gjeturat e para i ka bërë menjëherë policia, ka mbërritur në gjurmët e makinës prej së cilës siç duket është kryer vrasja dhe kemi arritur që të identifikojmë pronarin e makinës. Pronari gjendet në Serbi, kemi kërkuar nga policia serbe që të fillojnë hetime ndaj pronarit të makinës. Në këtë mënyrë e kemi përfshirë në hetime policinë serbe.

Informatat e tyre kanë qenë mjaft të përgjithshme dhe ende është duke u hetuar. Presim që të ketë informata edhe nga pala serbe. Ne kemi emrin dhe mbiemrin e këtij qytetari serb, shtetas i Serbisë,” - është shprehur ai.

Sefaj u shpreh Serbia e ka politizuar çështjen, ndërsa pret që policia serbe të bashkëpunojë për zbardhjen e plotë të vrasjes

“Janë duke u ekzaminuar materialet dhe nuk kam detaje të tjera. Rezultatet që ne po i kërkojmë, ato informata deri tani nga ana e Serbisë nuk janë të mjaftueshme. Ne nuk e kemi politizuar aq sa e ka politizuar Serbia,” - tha Sefaj.

Ndërsa pyetjes nëse e njeh Milan Radoiçiqin, ai u përgjigj me ‘jo’, duke shtuar se nuk e di çfarë roli dhe fuqie ka.

“Nuk e di kush është ky person, por nuk e njoh dhe se di se çfarë roli e ka apo çfarë fuqie ka.”

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI