Flash

Dokumenti/ DEA njoftoi shqiptarët për 613 kg kokainë në kontejner

Lapsi.al 3 March 2018
Dokumenti/ DEA njoftoi shqiptarët për 613 kg kokainë në

“Sekuestrimi i 613 kilogramë kokainë në Durrës është sinjalizuar nga DEA”. Janë fjalë të gazetarit Artur Çani i cili thotë se ka dokumenta që rrëzojnë pretendimin e kryeministrit Rama se kjo sasi droge u shpëtoi kontrolleve të agjencive të huaja dhe u kap nga shqiptarët.

“Ju siguroj që nëse nuk është mashtrim, është një gënjeshtër e madhe. Që në filllimi ku është nisur nga Kolumbia ka pasur një sinjalizim nga DEA. Ndoqi rrugën e vet kontenieri dhe të gjithë kontenierët që vijnë nga Amerika Latine, me të mbërritur në portin e parë Europian kanë “risk” të lartë. Në këtë “risk” është ndarë edhe ky kontenier” – tha Çani në FaxNews.

Sipas tij policia shqiptare u mjaftua vetëm me skanimin e gjithë mallit që ishte brenda, kur në fakt duhet të gjente destinacionin.

“U ringankrua dhe filloi të ndiqej duke u njoftuar Drejtoria e Hetimit Doganor. Ku e bazoj këtë? Është fatura që shoqëron mallin. Fatura që shoqëron mallin konfirmon kontrollin në Itali. Në këtë kontroll kanë marrë pjesë 5 persona të Guardia di Finanzza. Këtu kontrollin e bënë doganat dhe jo policia. U ndalua, u skanua, u mor vesh që kishte sasi droge, kur vajti në magazinë aty ndërhynë forcat policore. Për këtë kontenier ka pasur njoftim, është kontenier që është hapur më parë”, - tha gazetari Artur Çani.

Të këshilluara

Goditet me grusht prokurori në zyrën e tij

Një prokuror është goditur fizikisht në brenda ambienteve të organit të akuzës së Vlorës. Burime të policisë së këtij qyteti i thanë lapsi.al se është dhunuar p...

16:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI