Flash

Basha: Sa kohë Rama të jetë në pushtet vetëm shoferët e drogës do të kapen (VIDEO)

Lapsi.al 3 March 2018
Basha: Sa kohë Rama të jetë në pushtet vetëm

Duke renditur të gjitha ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit, me kryefjalë trafikun e drogës, Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama është përgjegjës për krimin e organizuar që, sipas tij, po thellohet në vend.

"Cikli i krimit po thellohet, nga mariuana e heroina, tek kokaina. Kurrë s’do të kishte ardhur një ngarkesë e tillë në Shqipëri pa mbrojtje politike. Në një anë 1 ngarkesë kapet dhe 10 kalojnë.

Financohet nga paraja e zezë dhe droga. Në vend të investimeve të huaja kemi drogë të huaj. Rama do të krijojë idenë sikur ka hequr dorë nga krimi.

E njëjta skemë që përdori për të na bindur që në Shqipëri s’ka drogë, siç donte të na bindte se ministri Tahiri ishte ministri më i mirë. Ata që e sollën krimin nuk mund ta luftojnë atë.

Sa kohë që Rama do jetë në pushtet nuk do të ketë drejtësi. Tahiri do të jetë i paprekshëm, Vangjush Dako i pakapshëm, sa ai është në pushtet do kapen veç shoferë jo kokat e krimit", u shpreh Lulzim Basha në një konferencë për gazetarët." - u shpreh Basha ne nje konference per shtyp para gazetareve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI