Flash

“Zbulimi i fundit” i Ivica Daçiç: Shqiptarët e Kosovës nuk janë komb

Lapsi.al 3 March 2018
“Zbulimi i fundit” i Ivica Daçiç: Shqiptarët e

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka thënë në një intervistë për “Russia Today” se po jetojmë në një epokë të histerisë anti-ruse dhe përsëriti se Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë. Duke folur për dialogun me Prishtinën, Daçiq ka thënë se Beogradi dëshiron një dialog të suksesshëm dhe një zgjidhje që është në interes të të gjithëve. Shefi i diplomacisë serbe, Daçiç, ka thënë se prej askujt nga pala ruse nuk kishte dëgjuar se kundërshton dëshirën e Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Daçiç gjithashtu komentoi raportet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se “ajo që disa vende në muajt e fundit kanë tërhequr vendimin për njohjen e Kosovë tregon se procesi është ende gjallë, që nuk është fundi”, përcjell Telegrafi.

“Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, është absolutisht e papranueshme. Shqiptarët e Kosovës nuk janë komb. Ata janë pakicë kombëtare shqiptare, pasi populli shqiptar e ka shtetin e tyre – kjo është Shqipëria. A ekziston një komb tjetër që ka dy shtete? Tani ata thonë se ju duhet një president … Ata flasin vetëm atë që e mendojnë, që është qëllimi i tyre – unifikimi i të gjithë shqiptarëve “, tha Daçiç.

Të këshilluara

E shtunë/ Çfarë ka rezervuar moti për sot

Pjesa e parë e ditës së shtunë mbetet me vranësira dhe reshje të pakta në të gjithë vendin, por shira deri mesatarë në zonat qendrore. Mesdita dhe orët e pas...

08:20

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI