Flash

Kokaina e kapur në Durrës, rritet çmimi i bananeve në vend

Lapsi.al 3 March 2018
Kokaina e kapur në Durrës, rritet çmimi i bananeve në vend

Çmimet e bananeve kanë pësuar një rritje të shpejtë dy ditët e fundit, teksa tregtarët në pikat e pakicës e kanë shitur një kilogram rreth 35% më shumë. Një kilogramë banane që në fillim të javëës është shitur me rreth 170 lekë, në fundjavë u shit mesatarisht me 230 lekë.

Tregtarët thanë se çmimi është rritur nga grositët. Tregu i shumicës është çrregulluar. Dy ditët e fundit tregtarët e pakicës thanë se janë ndeshur me rradhë të gjatë për tu furnizuar. Përpos vështirësive në furnizim, çmimi ka pësuar rritje. Tregtarët pohojnë se çmimet e bananeve luhaten në masa të vogla, për shkak të problemtatikave që ka vijueshmëria e furnizimit nga vendet e largëta.

Por këtë herë cmimi është rritur në një ditë me një vlerë të lartë. Tregtarët pohojnë se, arsyea këtë herë lidhet me problematikën që që krijoi sasia e drogës që u kap e kamufluar në banane. Grositët nën presionin e kontrolleve të policisë, kanë limituar furnizimin e pakicave e për pasojë kanë ndikuar në rritjen e çmimit të frutit.

Konsumi i bananes për frymë në vend sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’ është afërsisht 8 kg në vit, ndërsa mesatarja botërore është 12 kg për frymë. Krahasuar me vendet e rajonin, konsumi i bananes për frymë është ndër më të lartët në rajon.

Sipas të dhënave të Doganës, origjina e bananeve të hyra në Shqipëri gjatë 2016-s është ngushtuar vetëm në tre shtete: Kolumbi, Ekuador, Meksikë, raporton Monitor.

Sipas të dhënave të doganës, në total gjatë 2016-s janë importuar nga këto tri shtete të Amerikës Latine 22 mijë tonë banane me një rritje prej 9 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në vlerë, i gjithë totali i bananeve të importuara në Shqipëri përllogariten rreth 16.9 milionë dollarë.

Peshën më të lartë të eksporteve e zënë bananet e importuara nga Ekuadori, apo rreth 77 për qind e të gjithë totalit në 2016-n. Rreth 11 për qind e tyre vijnë nga Meksika dhe 12 për qind të peshës e zinin bananet e sjella nga Kolumbia.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/cfare-po-ndodh-me-bananet-506712/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Të këshilluara

E shtunë/ Çfarë ka rezervuar moti për sot

Pjesa e parë e ditës së shtunë mbetet me vranësira dhe reshje të pakta në të gjithë vendin, por shira deri mesatarë në zonat qendrore. Mesdita dhe orët e pas...

08:20

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI